Dy mësimdhënësit e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti”, në Gjilan, Dinore Kastrati, profesoreshë e biologjisë dhe Islam Zuzaku, profesor i Kimisë, bashkë me nxënësit e tyre, në kuadër të një projekti që ka të bëjë me përkrahjen e vajzave në shkencë, ngjarje kjo që përkrahet nga Ambasada e SHBA-ve dhe Universiteti Amerikan i Kosovës /AUK/ do të prezantojnë disa eksperimente.
Siç ka theksuar Islam Zuzaku, mësimdhënës i Kimisë, tashti janë bërë të gjitha përgatitjet që ekipi ynë të paraqitet sa më mirë.
Ndryshe, sipas tij, projekti është i financuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë dhe administrohet nga Kosovo United States Alumni (KUSA). /2LONLINE/