AR Katana me pronarin Muhamet Ajrullahu, ka dhënë donacionin e tij të radhës që është me dedikim për sektorin e shëndetësisë në përballimin e pandemisë Covid-19.
Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, ka thënë në fjalën e tij se është krenari kur në këtë përballje me sëmundjen infektive Gjilani ka pasur një numër shumë të madh të donatorëve të cilët kanë dhënë kuletën e tyre për shëndetin publik.
“Muhameti ka qenë me neve në këto ditë të vështira të luftës me këtë sëmundje infektive. Ka ndarë nga bereqeti dhe kuleta e tij pasurinë e tij që edhe të tjerët të jetojnë me kushte më të mira. Donatorët sikur Muhameti meritojnë respekt maksimal, sepse nuk e shfrytëzojnë shtetin asgjë, por po japin gjithmonë duke e mbrojtur kuletën e shtetit. Pas pandemisë do ta nxjerrim raportin final të donatorëve e donacioneve dhe do ta shini se ku dhe si janë shpenzuar donacionet. Të gjitha shpenzimet e Komunës deri më tani janë rreth 30 për qind, kurse pjesa tjetër është mbuluar nga fondet e njerëzve të mëdhenjë që janë me ne”, ka thënë mes tjerash, Arbër Ismajli.
Muhamet Ajrullahu, pronar i AR Katana, ka dhënë detajet e donacionit që ka dorëzuar sot të cilat janë pajisje shëndetësore dhe mjete mbrojtëse, për të cilat ai tha se janë mbështetje për tejkalim më të lehtë të gjendjes.
“Jemi bashkë për ta tejkaluar sa më mirë këtë gjendje. Duke e parë punën e palodhshme të mantelbardhëve dhe përgjegjësit që kanë ata në ofrimin e shërbimeve të tyre, si pronar i AR Katana kam vendosur që t’i mbështesim këto shërbime me Oksigjen koncentrator, puls oksimetra, tensionmetra, stetoskopa, inhalatorë, dorëza dhe maska. Urojmë që ky kontribut i yni të lehtësoj punën për stafin mjekësor dhe ftoj që të jemi sa më afër institucioneve në tejkalim të kësaj gjendjeje”, ka thënë mes tjerash Ajrullahu.