KKMSH: Në komunën e Vitisë nuk ka raste të reja me COVID-19, 7 qytetarë deri me tani janë shëruar

KKMSH: Në komunën e Vitisë nuk ka raste të reja me COVID-19, 7 qytetarë deri me tani janë shëruar

Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim (KKMSH), ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt ku është diskutuar rreth menaxhimit të situatës së krijuar në komunën e Vitisë, nga virusi pandemik COVID-19.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, tha se sipas të dhënave që posedon ky komitet, deri me tani në komunën e Vitisë është bërë testimi i 168 qytetarëve për COVID-19, nga ta 52 kishin rezultuar pozitiv ndërkaq negativ kanë rezultuar 116 qytetarë të kësaj komune.

Sipas tij 7 qytetarë vitias nga lokalitetet Stubëll, Smirë, Gjylekar e qyteti i Vitisë janë shëruar kurse 8 qytetarë të tjerë janë në hostipitalizim.

Megjithatë kryetari Haliti potencoi se fatmirësisht në këtë komunë nuk ka pasur raste të vdekjes nga ky virus dhe potencoi se personat të cilët janë në hostipitalizim nuk janë në gjendje kritike.

Haliti kërkoi nga qytetarët vitias që të respektojnë udhëzimet e ekspertëve duke shtuar se kjo komunë vazhdimisht po përkujdesët që ky virus të mos përhapët, duke bërë dezinfektime, pastrimi dhe klorifikimie të hapësirave të ndryshme.

Ai shtoi se në bashkëpunim me donatorët po kujdesën që të sigurojnë pako ushqimore dhe higjienike për familjet në nevojë dhe falënderoj të gjithë ata që gjatë kësaj situate i kanë dal dhe po i dalin në ndihmë institucioneve komunale të Vitisë,

Gjithashtu KKMSH ka thënë se ata po mbajnë kontakte të rregullta me familjarët e personave të prekur nga COVID-19.

KOMENTE