DYLON

Nënkryetari Ismajli jep lajmin e mirë për mundësinë e lehtësimit të masave më 4 maj

Nënkryetari Ismajli jep lajmin e mirë për mundësinë e lehtësimit të masave më 4 maj
Avatar photo Redaksia

Nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli, pas takimit me Komitetin për menaxhimin e emergjencave, ka njoftuar se pas takimit të djeshëm në MAPL, kanë marrë lajme të mira për mundësinë e masave lehtësuese që po pritet të ndodhin më 4 maj.

“Këto masa Gjilani ka nisur t’i zbatojë më herët. Gjendja në komunën tonë është e qetë dhe shpresojmë shumë që ta kalojmë sa më lehtë situatën me Covid-19. Por, ju lutem që të vazhdoni t’i respektoni masat mbrojtëse dhe të qëndroni në shtëpitë tuaj”, ka thënë Ismajli, në konferencën për gazetarë.

Mesazhet e tyre për publikun i kanë dhënë edhe Ajhane Sefiu, drejtoreshë e Qendrës Rajonale të Shëndetit Publik, Ushkin Ismaili, drejtor klinik në Spitalin e Përgjithshëm, Selami Xhemaili, drejtor i Shëndetësisë dhe Fejzulla Berisha, drejtor i QKMF’së.

EkoHigjiena

Nga 22 marsi në Gjilan janë konfirmuar 51 persona të prekur me Covid-19, 23 janë shëruar plotësisht, 23 janë në vetizolim, 3 në hospitalizim dhe 2 kanë ndërruar jetë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.