Skuadra e futbollit SC Gjilani ka zbarkuar në San Marino ku e pret ndeshja debutuese në rundin preliminar në Europa Ligë, kundër skuadre Tre Penne, njofton faqja zyrtare e klubit.
Përndryshe më poshtë keni listën e lojtarëve që kanë udhëtuar drejt San Marino-s. Mungojnë Keita Aziz për arsye të dokumenteve si dhe Sebino Plaku për shkak një lëndimi në muskulin e këmbës, të pësuar në stërvitje, ndërkohë që skuadrës kuq e bardh iu janë bashkangjitur mbrojtësi Arbër Prekazi dhe mesfushori Edvin Kuç, të cilët janë huazuar nga KF Ballkani, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Gjilanasit pritet që në San Marino të zhvillojnë takimin kundër Tre Penne, i programuar të zhvillohet me datë 20 gusht në Stadiumin Olimpik në San Marino, me fillim në ora 21:00. /2LONLINE.com/