DYLON

Ndërpritet protesta e transportuesve në Gjilan, fillon puna në të gjitha vijat e mëhershme

Ndërpritet protesta e transportuesve në Gjilan, fillon puna në të gjitha vijat e mëhershme
Avatar photo Redaksia

Komuna e Gjilanit njofton se transportuesit publik të udhëtarëve kanë ndërprerë protestën dhe kanë filluar punën, duke ofruar shërbime për qytetarët e Gjilanit me rrethinë në të gjitha vijat që ishin pezulluar më parë.

Drejtoresha e Zhvillimit Ekonomik në Gjilan, Valbona Tahiri, ka bërë të ditur se në takimin e përbashkët me shoqatën e transportuesve “Anamorava” dhe menaxhmentin e NPL “Stacioni i Autobusëve”, është arritur mirëkuptim për vazhdimin e marrëveshjes bazë të nënshkruar me shoqatën e transportuesve “Anamorava” për lirimin prej 50 % për peron deri me 15 Shtator 2020 dhe largimi i taksistëve ilegal.

Komuna e Gjilanit, respektivisht Dejtoria e Inspekcionit dhe inspektorët komunalë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës do të intensifikojnë aktivitetet për mbikëqyrjen në kuadër të kompetencave ligjore dhe përgjegjësive që kanë të vazhdojnë me aktivitete të rregullta në teren, për të parandaluar operimin e taksive ilegalë.

EkoHigjiena

Me qëllim të mbështetjes së sektorit privat, për tejkalimin e krizës së shkaktuar nga virusi corona, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, brenda kapaciteteve dhe kompetencave, ka marrë masa lehtësuese për bizneset dhe është duke bërë përpjekje të vazhdueshme për tejkalimin e krizës, duke ka ndikuar edhe në sektorin publik, pasi janë kufizuar mundësitë për realizimin e investimeve kapitale publike. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.