Gati 1 mijë e 400 tiketa trafiku të shqiptuara nga policia brenda 24 orëve

Gati 1 mijë e 400 tiketa trafiku të shqiptuara nga policia brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë ndodhur gjithsej 39 aksidente trafiku, prej tyre 15 janë me të lënduar dhe 24 aksidente me dëme materiale, pa të lënduar.

Po ashtu, sipas policisë, janë shqiptuar gjithsej 1 mijë e 394 tiketa gjobitëse për drejtues automjetesh, për shkelje të rregullave në komunikacion.

Gjatë kësaj periudhe kohore, nga policia janë arrestuar 21 persona, ku në mbajtje janë 15 prej tyre dhe 2 janë dërguar në vuajtje të dënimit. /2LONLINE.com/

KOMENTE