Gjilani u kërkon operatorëve ekonomik që t’i ndërmarrin masat për parandalimin e COVID-19

Gjilani u kërkon operatorëve ekonomik që t’i ndërmarrin masat për parandalimin e COVID-19

Drejtoria për Zhvillim Ekonomik në Komunën e Gjilanit u bën thirrje të gjithë operatorëve ekonomik dhe ndërmarrjeve publike që të ndërmarrin masat e nevojshme lidhur me situatën e krijuar për parandalimin e përhapjes dhe mbrojtjen nga pandemia COVID-19 dhe të zbatojnë me përpikëri të gjitha Urdhëresat dhe Rekomandimet e dala nga Ministria e Ekonomisë Punës Tregtisë Industrisë Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS) dhe Qeveria e Republikës së Kosovës.

Drejtoria mirëmban komunkim të vazhdueshëm me operatorët ekonomik me qëllim të menaxhimit të kësaj situate sfiduese për të gjithë përfshirë sektorin privat dhe për të kërkuar që të mos ngriten çmimet e artikujve ushqimor, higjienik, barna etj që janë esenciale dhe ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien sociale të qytetarëve të Komunës së Gjilanit në këtë situatë emergjente të shëndetit publik.

Drejtoria e Inspekcionit është rregullisht në terren duke inspektuar të gjitha veprimtaritë për shitjen me pakicë të gjërave ushqimore, furrat e bukës, barnatoret, pompat e benzinës, etj për të mbajtur ҫmimet nën kontrollë.

Të gjithë operatorët ekonomik të kujdesen për shëndetin e punëtorëve duke ju siguruar pajisje personale mbrojtëse, të mbajnë higjienë, të bëjnë dezinfektimin e hapësirave si dhe të respektojnë distancën e rekomanduar minimale së paku një metër

ndërmjet personave prezent përfshirë distancën ndërmjet stafit dhe klientëve.

Drejtoria kërkon nga ndërmarrjet publike lokale dhe operatorë të tjerë që ofrojnë shërbime bazike si furnizimin me ujë, grumbullimin e mbeturinave dhe shërbime transporti të plotësojnë nevojat e qytetarëve, derisa kërkojmë nga qytetarët të jenë të kujdesshëm të mbajnë higjienë jo vetëm personale dhe në shtëpitë e tyre, por edhe të hapësirave publike.

Këto masa janë në favor të shëndetit të të gjithë neve dhe duke i respektuar ato ne nuk i bëhemi barrë shtetit e as mjekëve në luftimin e kësaj pandemie.

KOMENTE