Qyteti i Gjilanit sot është stolisur me flamujt e Francës. Me 15 korrik do të luhet finalja e botërorit 2018, ku do të ballafaqohen kombëtarja e Francës dhe e Kroacisë. Por, kjo stolisje e qendrës së qytetit me flamujt francez nuk ka të bëjë fare me botërorin.
Këtë e ka sqaruar përmes një postimi në profilin e tij edhe drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Naser Korça, i cili ka shkruar se vendosja e flamujve të shtetit të Francës, nuk ka të bëjë asgjë me finalen e nesërme të kupës së botës në futboll, por sot është dita kombëtare e Francës dhe se kreu i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka vendos që në kalendarin e festimit të ditëve kombëtare të disa shteteve mike të Kosovës, të vendosen flamujt e atij shteti.
Ja postimi i plotë i Korçës.
Sqarim,
Vendosja e flamujve të shtetit të Francës, nuk ka të bëjë asgjë me finalen e nesërme të kupës së botës në futboll.
Sot është dita kombëtare e Francës dhe kryetari Lutfi Haziri ka vendos në kalendar festimin e ditëve kombëtare të disa shteteve mike të Kosovës.
Flamujt e Francës do të qëndrojnë gjatë ditës së sotme dhe nesër nuk do të jenë të vendosur në vendin e caktuar.
Gjatë ditëve te ardhshme do të keni rastin të shihni edhe flamuj të shteteve tjera mike të Kosovës.