DYLON

Në dy rate të ndara dy të arrestuar për posedim të marihuanës

Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës ka bërë me dije për dy raste të ndara që janë regjistruar në Gjilan, ku janë arrestuar dy persona për shkak të posedimit të marihuanës.

Në raportin e policisë thuhet se në lagjen “Dardania” në , Gjilan, është arrestuar një i dyshuar pasi që i njëjti deri sa policia kishte ndalur të dyshuarin, kishte arritur që ta hedhë qesen e plastikës që dyshohet të jetë marihuanë.

Substanca narkotike me peshë 0.6 gram është konfiskuar nga policia.

EkoHigjiena

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërsa në rastin tjetër, në rrugën e Balecit po në Gjilan, është arrestuar një i dyshuar, pasi që ti njëjti gjatë një kontrolli i është gjetur në xhep substanca narkotike që dyshohet të jetë marihuanë.

Substanca narkotike me peshë 0.8 gram është konfiskuar nga policia.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.