/2L ONLINE/ – Gjilani është ndër komunat ku më së paku është investuar dhe me të drejtë qytetarët përgjegjësinë ja bartin më së shumti politikanëve të komunës së Gjilanit të cilët janë zgjedhë me votën e qytetarëve të kësaj ane, si nëpër institucione qendrore ashtu edhe ato lokale.
Me një herë pas lufte në Kosovë kishin hyrë shumë organizata ndërkombëtare, të cilat kishin për qëllim rindërtimin e vendit të shkatërruar nga lufta. Edhe në atë kohë në Komunën e Gjilanit ishte investuar shumë pak me arsyetimin se këtu nuk ka pas shkatërrime të mëdha nga lufta edhe pse edhe në Gjilan dëmet ishin mjaftë të mëdha.
Pas shpalljes së pavarësisë, pushtetin në komunën e Gjilanit e kishte marr PDK-ja, ku kishte qeverisë me komunën për dy mandate. Edhe në kohen sa e kishte pushtetin në Gjilan PDK, nuk kishin ndodhë investime të rëndësishme siç investohej nëpër komuna nga të cilat vinin njerëz të fuqishëm të PDK-s. Edhe atë buxhet të vogël të komunës ata e zhvatnin përmes tenderëve të cilat i fitonin kompani të afërta me ta.
Tani pushtetin në Gjilan e ka partia LDK, e cila po shkon drejtë fundit të mandatit dhe po t’i bëjmë një krahasim, del se as nën pushtetin e LDK-s jo se ka ndonjë ndryshim sa i përket investimeve të mëdha. Me të drejtë ishte besuar se me kryetarin aktual Lutfi Haziri, për shkak të fuqisë së tij në parti dhe për shkakun se LDK e ka edhe kryeministrin në qeverinë e Kosovës do të ketë ndryshime të konsiderueshme në investime, por ato nuk po ndodhin. Kryetarët e komunave tjera që udhëhiqen nga LDK si ai i Podujevës ai i Istogut dhe së fundi edhe Kryetari i Vitisë, janë përkrahë me projekte konkrete nga Qeveria e Kosovës, kurse Gjilani nuk ka përfitua as një projekt të rëndësishëm.
Sa i përket politikave të zhvillimit ekonomik kryetari Gjilanit z.Haziri kishte formuar edhe një Task Forcë ,e cila do të merrej me tërheqjen e investitorëve të huaj, por se kësaj Task Force e cila ishte promovuar me pompozitet, deri më tani nuk ju ka pa hairi në këtë aspekt. Njohësit e zhvillimeve ekonomike theksojnë faktin se investimet e huaja nuk vijnë me Task Forca, por se ato vijnë me projekte me strategji të qartë dhe besueshmëri ndaj investitorëvë të huaj e sidomos ndaj diasporës tonë ku dihet se janë me qindra milioner nëpër botë, qytetarë të Gjilanit, ku me një politikë dhe me një qasje tjetër, sidomos duke krijuar besimin në institucione, ata mundë të mendonin edhe të investojnë, sepse me një klimë çfarë është investime nuk mundë të ketë.
Për gjendjen në të cilën është Gjilani, fajin kryesor e kanë përfaqësuesit nga Gjilani që kanë marr votën e qytetarëve për t’i përfaqësuar në institucionet si ato lokale ashtu edhe ato qëndrore. Sa i përket institucioneve qendrore nga Gjilani janë zgjedh mjaftë deputet nga te gjitha partitë ,disa janë zgjedh edhe në dy e më shumë mandate, por se ata deputetë nuk mbahen mend se kanë ngrit çështje me interes për komunën nga vinë. Ka deputet ë cilët vijnë nga komuna e Gjilanit që janë shumë të zëshëm për çështje që i preokupojnë komunat tjera dhe harrojnë se kush i ka votuar dhe me votën e kujt ulen në karriget e parlamentit. Po ashtu nga komuna e Gjilanit ka pas edhe ministra edhe në pozita tjera të rëndësishme por se nuk kanë lënë ndonjë gjurmë sa i përket ndonjë projekti të rëndësishëm për komunën nga ata vijnë.
Politikanet janë pasqyra e jonë, në secilin prej tyre gjen pjesë të vetës tonë, andaj nëse dëshirojmë ndryshime, ato duhet t’i fillojmë nga vetja jonë, atë mundë ta bëjmë përmes votës duke mos i votuar ata të cilët prej pas lufte e deri më sot nuk kanë bërë asgjë për komunën e tyre. Pra në zgjedhjet e ardhshme secili nga ne duhet të vendos para vetit peshoren dhe të peshojë secilin politikan që kërkon votën tonë për të na përfaqësuar. /2L ONLINE/