Komuna e Gjilanit ka bërë sot shpërndarjen e tabletëve për nxënësit me nevoja të veçanta.
Drejtori i Arsimit, Nazim Gagica, ka bërë të ditur se tabletat janë shpërndarë për nxënësit e shkollave “Selami Hallaqi “, “Vesel Muji”, “Aferdita”, “Skenderbeu”, “Nazim Hikmet”, “Musa Zajmi”, “Vehbi Ibrahimi” dhe ” Esat Berisha”.
Ai ka falënderuar organizatën Save The Children për këtë donacion tepër të nevojshëm, që do të jetë një ndihmesë shumë e madhe për këta nxënës.