Në mesin e vullnetarëve të dalluar të vitit 2020 janë edhe tre gjilanas

Në mesin e vullnetarëve të dalluar të vitit 2020 janë edhe tre gjilanas

Ditë më parë, nga organizata Let’s Do It – si njëra ndër organizatat më të mëdha në vend që promovon punën vullnetare, u shpallën vullnetarët e vitit 2020, e që janë: Miranda Veseli, Ridvan Tahiri, Mihana Goga Bekteshi, Endrit Januzaj, Valbona Mazreku, Agron Murseli, Arjeta Maka, Burim Qarri dhe Albert Mulaj.

Pra në këtë mes janë edhe tre gjilanas, Arjeta Maka, Miranda Veseli e Agron Murseli. Njëra ndër to, Arjeta Maka, theksoi për Portalin 2LONLINE.com se ndihet shumë e lumtur dhe e nderuar që iu nda kjo mirënjohje sepse nuk ka më mirë se të shërbesh për komunitet, ngase bamirësit Zoti nuk i varfëron e Zoti i shpërblen.

“Ftoj të gjithë qytetarët pa dallim qe të ndajnë nga koha e tyre të bëjnë punë vullnetare sepse me punë vullnet ,dashuri, mirëkuptim, solidaritet e bashkëpunim bashkë ia dalim për të ndërtuar një shoqëri aktive”, ka thënë Maka.

Ajo po ashtu u shpreh se është me fat që edhe dy bashkëvendësit e saj, Miranda Veseli e Agron Musliu u vlerësuan po ashtu me mirënjohje dhe se nuk ka më mirë e është privilegj që në Ditën ndërkombëtare të Vullnetarvëe dikush jashtë qytetit tonë Gjilanit, e vlerëson punën vullnetare

Përndryshe, përveç falënderimit për vullnetarët, Let’s Do It Kosova kërkoi edhe njëherë nga institucionet përgjegjëse që puna e vullnetarëve të njihet edhe me ligj, në mënyrë që të krijohet një ambient më i favorshëm për zhvillimin e vullnetarizmit në Kosovë. Në Ligjin për Vullnetarizmin, vullnetarëve duhet t’u lejohet angazhimi në aksione, të njihet kontributi i tyre, si dhe të përcaktohen të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre.

Përzgjedhja e vullnetarëve të vitit 2020 është bërë në bazë të angazhimit të tyre vullnetar në aktivitete për ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit, si dhe në aktivitete humanitare e të tjera që lidhen me luftën kundër pandemisë COVID-19 të cilat janë zhvilluar që nga fillimi i pandemisë në vendit tonë në kuadër të Grupit “Vullnetarët/Volunteers Covid-19” të inicuar nga Let’s Do It.

Let’s Do It përgëzon të gjithë vullnetarët për punën e tyre dhe inkurajon të gjithë qytetarët e vendit tonë të kultivojnë shprehinë e vullnetarizmit dhe në këtë mënyrë t’i shërbejnë vendit dhe shoqërisë. /2LONLINE.com/

KOMENTE