Sulmuesi, Liridon Hasani, i cili si duket ju është kthyer zanatit të vjetër ka shënuar dy gola, derisa nga një e kanë shënuar Besmir Xhika dhe Premton Muja.
Në këtë duel, Gjilani pati një paraqitje krejt ndryshe nga dy xhirot e para të saj. Kjo skuadër dëshmoi se ka potencial dhe ekip me eksperiencë, por duhet vetëm angazhim, përkushtim dhe dëshirë më të madhe për fitore.
Në anën tjetër rivali i Gjilanit, Drita ka lëshuar rast të mirë për të shënuar fitore si mysafire kundër Ramiz Sadikut, në Prishtinë.
Drita edhe përkundër që tërë kohën kishte mbizotëruar dhe goditur dy shtylla, megjithatë në fund ndeshja ka përfunduar pa gola 0:0.
Po të fitonte këtë ballafaqim Drita do të merrte fronin në këtë rang garash.
Drita aktualisht ka 5 pikë, kurse Gjilani ka tubuar 4 pikë. Derisa përballja dhe kryendeshje kryesore e xhiros së ardhshme në këtë Ligë do të jetë në Gjilan, ndërmjet këtyre dy skuadrave rivale, përkatësisht Drita- Gjilani. /2lonline/