Skuadra e futbollit Gjilani ka shënuar fitore në terren të vet duke mundur skuadrën e Llapit me rezultat 2 me 0 dhe me këtë ka grumbulluar edhe plus tri pikë të reja.
Ballafaqimi në mes të Gjilanit dhe Llapit, ishte në kuadër të javës së 11-të në Ipko Superligën e futbollit kosovar.
Me këtë rast kuq e bardhët, me 2 gola, nga një për secilën pjesë, siguruan fitoren e radhës dhe me pikët e reja përforcohen në pozitën e tretë të tabelës së klasifikimit me gjithsej 20 pikë të grumbulluara.
Në takimin e sotëm, goli i parë për kuq e bardhët erdhi në minutën e 26-të, përmes Fiton Hajdarit. Ndërsa, goli tjetër, për rezultatin përfundimtar, erdhi përmes Ardit HIlës, në minutën e 76 të takimit.
Përndryshe, në ndeshjen tjetër të ditës së sotme, Feronikeli dhe Ballkani, i ndanë pikët duke luajtur baras, me rezultat 1 me 1. /2LONLINE.com/