Komuna e Gjilanit ka pranuar lodra dhe tavolina pune nga druri për parashkollorët, që është donacion nga Caritasi zviceran.
Në ngjarjen e pranimit të këtij donacioni ka marrë pjesë drejtoresha e Arsimit, Albana Demiri dhe Gerhard Schaumberger, drejtor i Caritasit zviceran.
Demiri e ka falënderuar Caritasin zviceran për mbështetjen e vazhdueshme për shkollat e Gjilanit, ndërkaq bëri të ditur se ky donacion do të shpërndahet në pesë shkolla, tri në fshatra dhe dy në qytet.
Ajo bëri të ditur se ky projekt është fituar nga Caritasi zviceran dhe në saje të një memorandumi të mirëkuptimit, ky projekt kap vlerën e 17 mijë e 500 euro, ku 70 për qind e financon Caritasi zviceran, ndërkaq DKA participon me 30 për qind të kësaj shume.
Pjesë e këtij projekti janë edhe trajnimet për edukatore dhe materialet tjera didaktike të cilat do të realizohen në vazhdim
Në fund, përfaqësuesit të Caritasit i është dorëzuar mirënjohja e kryetarit të Komunës, Alban Hyseni, për kontributin e dhënë për këtë donacion. /2LONLINE/