DYLON

Mustafa: E nevojshme krijimi i urave lidhëse ndërmjet bizneseve të Gjilanit dhe të atyre që veprojnë suksesshëm në Gjermani

Mustafa: E nevojshme krijimi i urave lidhëse ndërmjet bizneseve të Gjilanit dhe të atyre që veprojnë suksesshëm në Gjermani
Avatar photo Redaksia

“E nevojshme krijimi i urave lidhëse ndërmjet bizneseve që veprojnë në Komunën e Gjilanit dhe atyre që veprojnë suksesshëm në Gjermani”, ka thënë afaristi nga Gjermania, njëkohësisht anëtar i kryesisë së AAK-së në Gjilan, Ilmi Mustafa, i cili bashkë me kryetarin e AAK-së në Gjilan, Nazim Gagica, i bënë një vizitë kompanisë “Wolf gmbh”, e cila është pronë e Ukë Blakaj.

“Do të jemi krah qytetarëve të Gjilanit, bizneseve të atjeshme dhe krah shtetit tonë, Kosovës. Detyra ndaj Atdheut nuk mbaron asnjëherë, gjithmonë duhet të jemi në shërbim të tij dhe të ardhmes sonë të përbashkët, pavarësisht ku jetojmë e veprojmë”, ka thënë Ilmi Mustafa.  /2LONLINE/

EkoHigjiena

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.