Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Gjilan, ka pranuar nga KFOR-i turk të martën një donacion me veshmbathje për 40 familje me asistencë sociale, përkatësisht veshmbathje për fëmijët.
Ne ceremoninë e pranimit të këtij donacioni, drejtoresha e DSHMS-së, Autorë Osmani Buca, ka shprehur falënderim për KFOR-in turk për këtë donacion, duke thënë se kriter për përzgjedhje ishin familjet me kushte më të rënda ekonomike, që janë përfitues të asistencës sociale.
“Ne si drejtori shprehim mirënjohjen tonë për kontributin e vazhdueshëm që KFORI TURK jep në ngritjen e mirëqenies sociale në përgjithësi”, ka thënë Osmani Buca.
Komandanti i LMT, Majori Oral Ateş, tha që aksione të tilla bamirësie do të ketë gjithmonë, sa herë që shfaqen kërkesat e nevojat, duke falënderuar DSHMS-në për bashkëpunimin e mirë. /2LONLINE/