Java e nëntë e Superligës së Kosovës në futboll doli të jetë një javë jo e mirë për skuadrën gjilanase, SC Gjilani, e cila “u befasua” nga skuadra mysafire Ferizaj. Gjilanasit dëshpëruan edhe me lojë dhe natyrisht për rrjedhojë edhe me rezultat, duke lënë skuadrën udhëtuese ti marr pikët e plota dhe të ngelë duarthatë.
Ndeshja Gjilani – Ferizaj, u mbyll me rezultat 1 : 2.
Sadriu (14’), dhe Andul (44’), shënuan për skuadrën e Ferizajt, derisa golin e vetëm për gjilanasit e shënoi, Jarovic (72’).
Përndryshe, se Gjilanit nuk i shkoi në këtë takim, flet edhe fakti se kjo skuadër përfundoi lojën me nëntë lojtarë në fushë pas përjashtimit me karton të kuq të Jamal Aragos dhe Besir Ramadanit.
Tani skuadra e Gjilanit ndodhet sërish në zonën e rrezikshme, në pozitën e tetë, me vetëm 9 pikë. /2LONLINE/