Në Komunën e Gjilanit me mbështetje të kryetarit të Komunës, Lutfi Haziri është mbajtur kampionati mbarkombëtar në Fitnes “Men’s Classic” dhe në Bodybouldingut, i organizuar nga Federata e Bodybuildingut dhe Fitnesit të Kosovës, në të cilin kanë marrë pjesë garues të shumtë nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia.
“Kjo sallë është e vogël për të bërë vend për të gjithë të interesuarit. Komuna e Gjilanit është e përkushtuar për sportin. Ka investuar dhe do të vazhdojmë tutje me investime, sepse kryetari Haziri në programin e tij, ka planifikim të posaçëm për secilën disiplinë sportive. Urojmë të gjithë garuesit dhe dëshirojmë që aktivitete të tilla sportive të kemi gjithnjë e më shumë”, ka thënë mes tjerash përgjegjësi për sport, Malazog Hoxha.
Ndërsa kryetari i federatës së Bodybuildingut të Kosovës, Esat Lata, Boban Goroski, nga Maqedonia dhe sekretari i federates shqiptare, Rando Kukeli, kanë vlërësuar lartë angazhimin dhe punën që është bërë në Gjilan për sportin, derisa njëzëri kanë pranuar se kjo garë është më e mira e organizuar në këtë disiplinë deri më tani.
Rezultatet e garës mbarkombëtare të mbajtur në Gjilan janë si vijon:
1. Kategoria Men’s Physique junior deri 23 vjet, vendi i parë, Rilind Lama – Gjakovë,
2. Kategoria Men’s Physique deri 174 centimetra, vendi i parë, Qemal Gashi – Pejë,
3. Kategoria Men’s Physique deri 178 centimetra, vendi i parë, Rilind Lama – Gjakovë,
4. Kategoria Men’s Physique mbi 178 centimetra, vendi i parë, Ilir Spahija – Pejë,
5. Kategoria Apsolut Men’s Physique, kampion Apsolut, Rilind Rama – Gjakovë,
6. Kategoria Apsolut Mbarëkombëtar Men’s Physique, Edmond Met Hasani – Shqipëri,
Kategoria Men’s Classic
1. Kategoria Junior deri 23 vjet, vendi i parë Aldon Sadiku – Ferizaj,
2. Kategoria Men’s Classic deri 180 centimetra, vendi i parë, Aldon Sadiku – Ferizaj,
3. Kategoria Men’s Classic mbi 180 centimetra, vendi i parë, Barlet Muhaxhiri – Gjakovë,
4. Kategoria Apsolut Men’s Classic, kampion apsolut, Barlet Muhaxhiri – Gjakovë,
Kategoria Women Wellnes Femrat vendi i parë, Gentiana Beqa, Prishtinë,
Kategoria Women Physique vendi i parë Fitore Hana – Gjakovë,
Kategoria Women Physique Mbarkombëtarë Femrat, Gabriela Trupi – Tiranë
Kategoria Body Fitness femrat, vendi i parë Edona Luta – Prishtinë,
Kategoria Ëomen Body Fitness mbarkombëtarë, vendi i parë Holta Pilz – Tiranë,
Kampionati i Kosovës në bodybuilding
1. Kategoria deri në 23 vjetë, vendi i parë Argjir Osmani – Gjilan,
2. Kategoria deri në 70 kilogram, vendi i parë Valmir Sabedini – Gjilan,
3. Kategoria deri në 80 kilogram, vendi i parë Betim Krasniqi – Gjilan,
4. Kategoria deri 90 kilogram, vendi i parë, Kujtim Lepaja – Prishtinë,
5. Kategoria deri 100 kilogram, vendi i parë, Xhevat Asllani – Ferizaj,
6. Kategoria mbi 100 kilogram, vendi i parë, Prend Duhani, Klinë,
7. Kategoria veteran mbi 40 vjet dhe mbi 50 vjet janë Bajram Musliu – Gjilan dhe Sherif Flugaj – Prizren,
Ndërsa kampion apsolut i Kosovës dhe kampion mbarkombëtar në bodybuilding është Betim Krasniqi nga Gjilani.