DYLON

Presidenti Thaçi udhëtoi për në Uashington ku do të nënshkruajë marrëveshjen mes Kosovës dhe MCC-së

Presidenti Thaçi udhëtoi për në Uashington ku do të nënshkruajë marrëveshjen mes Kosovës dhe MCC-së
Avatar photo Redaksia

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar për në Uashington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, së bashku me koordinatorin nacional për Sfidën e Mijëvjeçarit në Kosovë, Petrit Selimi.

Presidenti Thaçi të martën në emër të Republikës së Kosovës, do të nënshkruajë marrëveshjen mes Kosovës dhe MCC-së, në prani të shumë kongresmenëve dhe senatorëve amerikanë, të cilët e kanë mbështetur Kosovën tash e sa dekada.

Kjo marrëveshje prej 49 milionë dollarëve amerikan do të fokusohet në dy fusha: Sundimi i Ligjit dhe Efiçenca në Energji, përmes projekteve dhe aktiviteteve të ndryshme që do të implementohen përgjatë 4 viteve.

EkoHigjiena

Është kjo ceremonia e parë në historinë e MCC-së, që nënshkruan një marrëveshje të tillë në Kongres.

Kosova është parakualifikuar për programe të MCC-së, në nëntor të vitit 2015, me qëllim identifikimin e fushave të mundshme të investimeve transformative për rritje ekonomike, zvogëlim të varfërisë si dhe për krijimin e vendeve të reja të punës në Kosovë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.