Kësaj marrëveshje për transferim të burgosurve të Danimarkës në burgun e Gjilanit duhet ti japin përgjegjje edhe Opozita e jo të struket qosheve.
Gjilani tani pret edhe të burgosurit nga Danimarka në burgun e saj përmes një marrëveshje nga Qeveria e Kosovës dhe aj e Danimarkës. Absurditet i llojit të vet.
Gjilani vend i eksperimenteve të kësaj Qeverie.
Çka i duhen një vendi të vogël siç është Kosova të burgosur të tjerë për raste të ndryshme qoftë të krimit apo diçka tjetër. Vendet më të fuqishme dhe më të zhvilluar as që e kanë diskutuar një çështje të tillë e ne që gjitha gjërat i kemi në “sistem” veç të burgosurit e vendeve tjera na duhen.
Marrëveshje pa analizë dhe e pa studiuar.
Gjilani ka nevoja tjera zhvillimore e jo vend ku atmosfera e njerëzve të profileve të ndryshme kriminale të mbizotëroj në jetën qytetare.
Çfarë interesi strategjik kemi si Kosovë.
Ish zv/ministër i MPB
Izmi Zeka