• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Art/Kult

Kryetari Hyseni pret në takim përfaqësues të Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore, në prag të koncertit madhështor

Redaksia 2LONLINE 27 Prill, 2022 3 min
 Kryetari Hyseni pret në takim përfaqësues të Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore, në prag të koncertit madhështor

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka pritur sot në takim përfaqësues së Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore të Republikës së Shqipërisë, në krye me drejtorin Sokol Marsi, në prag të koncertit madhështor.

Kryetari Hyseni ka thënë se ndihet i nderuar me prezencën e këtij Ansambli në Gjilan, teksa ka thënë se ky do të jetë vetëm një hap i bashkëpunimi të gjatë.

“Ne jemi të nderuar dhe të shtuar me vlera kulturore e artistike me prezencën e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore në Gjilan. Takimet që i kemi nisur me ambasadorin Minxhozi shpresoj që do të thellohen edhe më tutje, ndërkaq le të themi që ky është një fillim i bashkëpunimi më të gjatë e më përmbajtësor”, ka thënë kryetari Hyseni.

Kurse, në emër të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit e artistëve të Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore, ka folur drejtori Sokol Marsi, i cili e ka falënderuar kreun e Komunës për mikpritjen dhe organizimin e koncertit.

“Jemi të lumtur që sonte rikthehemi në Gjilan, një qytet shumë artdashës. I ftoj të gjithë publikun që të jenë bashkë me ne sonte dhe të festojmë së bashku në sallën e Teatrit, në një koncert festiv”, ka thënë.

Përndryshe, pas 30 vjetësh Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore të Shqipërisë rikthehet sonte në Gjilan, me koncertin festiv i cili nis në ora 20:30. /2LONLINE/

Etiketa:aktuale Alban Hyseni Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore Gjilan koncert
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Gjilan

LDK-ja tregon se cilat ishin rekomandimet e saja për tatimin në pronë

3 Shkurt, 2023
Shneta

MSH: Kapacitete të shtuara diagnostikuese në Klinikën Radiologjike

3 Shkurt, 2023
Policia

Kërkohet për krime lufte kundër popullsisë civile

3 Shkurt, 2023
Gjilan

Kuvendarët e Gjilanit miratuan kërkesën për lirimin e qytetarëve nga tatimi në

3 Shkurt, 2023
Lajme të ngjashme

LDK-ja tregon se cilat ishin rekomandimet e saja për tatimin në pronë dhe rivlerësimin e vitit 2023

3 Shkurt, 2023

Kuvendarët e Gjilanit miratuan kërkesën për lirimin e qytetarëve nga tatimi në pronë deri në vlerën 100 euro

3 Shkurt, 2023

PDK-ja vlerëson lartë performacën e saj si partner koalicioni që bashkëqeverisë me Vetëvendosjen

3 Shkurt, 2023

Rajoni i Gjilanit: Brenda javës konfiskohen 15 patentë shofer

3 Shkurt, 2023

Përkrahje financiare për 15 studentë për projekte të digjitalizimit të komunës së Gjilanit

3 Shkurt, 2023

Na t’atëhershmit (Poezia që fitoi çmimin e dytë)

2 Shkurt, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com