DYLON

Rinovohet shkolla teknike ”Mehmet Isai”

Rinovohet shkolla teknike ”Mehmet Isai”
Avatar photo Redaksia

Me financim të Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, dhe me projektues nga kompania “Vizion Projekt”, shkolla e mesme e lartë teknike “Mehmet Isai” në Gjilan, ka filluar renovimin e saj. Këtë e ka bërë të ditur Lumnije Tahiri, drejtoresh e shkollës së mesme teknike “Mehmet Isai” në Gjilan.

Ajo tha thënë se javën që e lamë pas ka filluar renovimi i shkollës sonë falë donacionit nga Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë.

EkoHigjiena

Ajo tha se ky projekt parasheh që të bëhet izolimi termik i mureve të jashtme dhe kulmit të shkollës. “Do të bëhet edhe zëvendësimi i dritareve të reja, pastaj renovimi i ndriçimit  në të gjitha klasat që posedon objekti shkollor”, tha Tahiri.

Gjithashtu, sipas projektit, Tahiri thotë se do të bëhet edhe instalimi edhe i sistemit të ngrohjes me pompë termike dhe masat joefiçiente.

Drejtoresha Tahiri tha se i gjithë ky projekt, sipas kontratës deri në realizimin e plotë, do të kushton 350 mijë euro.

Ajo tha punimet nuk janë duke e penguar procesin mësimor dhe se në projekt parashihet që punimet të përfundojmë deri më 20 gusht.

“Punimet do të përfundojmë më 20 gusht,  kështu që vitin e ri shkollor nxënësit e rinj që regjistrojnë për herë të parë në klasën e dhjetë dhe të tjerët do të nisin në objekt tërësisht të rinovuar dhe me kushte më të mira për mësimnxënie”,tha Tahiri.

Ajo ka një porosi për të gjithë nxënësit që e përfundojnë klasën e nëntë, që të vijnë të regjistrohen në drejtime e shkollës së mesme profesionale, sepse shkolla jonë posedon kushte të mira mësimi dhe i përgatit nxënësit si për tregun e punës ashtu edhe për studime.(a.b).  /2LONLINE/