Në lokalet e Hotelit Kristal, në Gjilan, më 28-29 tetor,u mbajt për herë të parë tek ne, një seminar ndërkombëtar RYLA- Rotary Youth Leadership Awards, për ROTARINËT E RINJË(13-30 vjeç).
Nikoqir i këtij Seminari ishte Klubi Rotarian i Gjilanit.
Në kuadër te këtij Seminari RYLARIANËT u trajnuan në këto sesione:
– Komunikim (Communication)
– Gjuha e Trupit (Body Language)
– Dritarja e Jo Harit (Jo Harry’s Window)
– Dëgjimi (Listening)
– Intelegjenca Emocionale ( Emotional Intelligence)
– Vetnjohja (Self-recognition)
– Menaxhimi I Kohes (Time Management)
– Stilet e lidershipit (Leadership Styles)
– Puna ekipore –Lojrat (Teamwork-games)
Trainere e këtij seminari ishte z.Semra Baysan, konsulente e pavarur në Menaxhmentin dhe Marketingun e Kujdesit ndaj Shëndetit . Në fund të Seminarit, vijuesve iu dhanë Çertifikata për pjesëmarrje në Seminar nga ana e Sponsorit, Murat Çelik, Lale Bice, kryetare e RC Maslak (sponsor i seminarit), Zijadin V. Hasani, kryetar RCGjilan, Hazir Gashi në emër të KKRK (Këshilli I Klubeve Rotariane të Kosovës),Ismajl Baftijari ass.governatorit dhe Afrim Konjufca, nga RC Ferizaj.
Shpjegim: Dritarja e Jo Harit parqet një Teknikë që ndihmon në njohjen më të mirë të raporteve të njerëzve me vetveten dhe me të tjerët.Kjo teknikë u krijua nga psikologu Joseph Luft(1916-2014) dhe Harrington Ingham (1916-1995) me 1955 dhe së pari u përdor në grupe për vetndihmë, si një ushtrim deduktiv(heuristik, orientues). Intelegjenca Emocionale është aftësia e identifikimit dhe menaxhimit të emocioneve vetanake dhe emocionet e të tjerëve. Kjo përfshinë 3 shkathtësi :
Ndërgjegjësim emocional; aftësia e frenimit të emocioneve dhe shndërrimi i tyre në detyra në biçim të Menduarit dhe zgjidhjes së problemeve; aftësia e Menaxhimit të Emocioneve, gjë që kap rregullimi i emocioneve vetanake dhe ndikimi në qetësimi e emocioneve të të tjerëve.(Z.H)