Tregu i përbashkët energjetik në fokus të takimit Lluka – Minxhozi

Tregu i përbashkët energjetik në fokus të takimit Lluka – Minxhozi

Ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka, ka pritur sot në takim Ambasadorin e Shqipërisë në Prishtinë, Qemal Minxhozi, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin e dy vendeve në sektorët që janë përgjegjësi e MZHE-së, me theks të veçantë në energjetikë, përkatësisht themelimin e tregut të përbashkët energjetik, për çka janë duke i përgatitur dokumentet e nevojshme, të cilat pritet të finalizohen në takimin e përbashkët ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.

Në takim është potencuar se themelimi i tregut të përbashkët energjetik është me interes jetik për të dyja vendet, posaçërisht për shkak të nivelit të lartë të komplementaritetit që kanë të dyja sistemet.

Me qëllim të funksionalizimit të tij është i domosdoshëm aktivizimi i linjës së interkoneksionit Kosovë-Shqipëri, e cila po bllokohet nga Serbia. Për këtë çështje, ministri Lluka kërkoj një angazhim dhe lobim më të madh nga Shqipëria që ky problem të tejkalohet sa më shpejtë.

Me këtë rast, Ministri Lluka ka falënderuar Ambasadorin Minxhozi për bashkëpunimin e përhershëm me Shqipërinë, e veçanërisht në fushën e energjisë.

Nga ana e tij, Ambasadori Minxhozi ka rikonfirmuar mbështetjen e Tiranës drejt zhvillimit ekonomik, projektet energjetike ato të fushës së minierave duke qenë se te dyja vendet kanë kapacitete gjeneruese në sektorin energjetik dhe atë minerar.
Ndryshe, ministri Lluka dhe Ambasadori Minxhozi, janë pajtuar që së bashku me Qeverinë shqiptare të shtyjnë para agjendën e projekteve të përbashkëta.

KOMENTE