Kanë përfunduar katër ndeshjet e ditës së diel të javës së 30-të në Ipko Superligën e Kosovës. Befasia e kësaj jave ishin rezultatet e disa skuadrave, sidomos atyre që luftojnë për mbijetesë.
Gjilani bëri hap prapa në përballjen që zhvilloi në shtëpi, duke u mposhtur nga Flamurtari me rezultat minimal 0:1.
Edhe për Flamurtarin pikët ishin të rëndësishme po aq sa për Gjilanin, për t’u larguar nga zona e barazhit. Ndonëse, loja ishte tërësisht në anën e vendasve, me shumë raste të pakonkretizuara nga gjilanasit, ishin mysafirët ata që triumfuan në këtë takim.
Në anën tjetër, Llapi ka shënuar fitore të thellë ndaj Trepcës 89’ (4:1), ku shkëlqeu Ahmed Januzi me tre gola, ndërkohë me një tjetër ka kontribuar edhe Behar Maliqi.
Ferizaj ka triumfuar përballë Lirisë për ti dhënë goditjen përfundimtare prizrenasve për largim nga elita. Kurse, Ballkani mbanë gjallë shpresat në luftën për t’i ikur barazhit falë fitores në udhëtim ndaj KEK-ut.
Pak para përfundimit të kampionatit, kjo është renditja tabelare: