DYLON

Kosova me tri medalje në kampionatin e bodybuildingut në Spanjë

Kosova me tri medalje në kampionatin e bodybuildingut në Spanjë
Avatar photo Elife Sherifi

Një e argjendtë dhe dy të bronzta është bilanci i medaljeve të fituara nga garuesit tanë në kampionatin evropian të bodybuildingut dhe fitnessit, që po mbahet në Santa Susanna të Spanjës.

Kushtrim Bajraktaraj fitoi medaljen e argjendtë në kategorinë deri në 80 kilogramë.

Medaljen e bronztë e fituan, Besard Maxharraj, në kategorinë mbi 100 kilogramë, mosha 40-44 vjeçare dhe Granit Kuleta, në kategorinë \”Man’s Classic Bodybuilding -180 cm\”. Maxharraj garoi edhe në kategorinë mbi 100 kilogramë, ku doli i pesti.

EkoHigjiena

Paraqitje të mirë pati edhe Egzon Hyseni, që doli i katërti në kategorinë deri në 100 kilogramë. Xhevat Asllani zuri vendin e gjashtë në kategorinë -95 kilogramë, ndërsa Leon Berisha dhe Alban Gojani nuk u përfshinë në top 6-she.

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Bodybuildingut dhe Fitnesit të Kosovës, Sabri Dragusha, deklaroi  se Kosova pati respekt të madh, duke u përfaqësuar me simbole shtetërore, njësoj si vendet tjera, pavarësisht se Spanja nuk e njeh vendin tonë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.