Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka nënshkruar sot memorandum mirëkuptimi me përfaqësuesin e kompanisë Shell Kosova, Hamdi Kelmendi, për përkrahje për fermerët e kësaj komune.
Në bazë të këtij memorandumi, Shell Kosova ofron zbritje të çmimit të derivateve të naftës për 5 cent për litër për të gjithë fermerët që janë në regjistrat e Drejtorisë së Bujqësisë.
Pas nënshkrimit të këtij memorandumi, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka falënderuar përfaqësuesit e kësaj kompanie, duke thënë se kjo do t’ua lehtësojë punën fermerëve.
Ndërkaq, përfaqësuesi i Shell Kosova, Hamdi Kelmendi, e ka falënderuar kryetarin Haziri për bashkëpunimin, ndërkaq theksoi se kjo kompani po e barazon fermerin kosovar me të europian për sa i përket cilësisë së derivateve.