(2L ONLINE) – Kuvendi Komunal i Gjilanit e ka nderuar me titullin “Qytetar Nderi” kryetarin e Parlamentit të Shqipërisë, Ilir Meta. Ky çmim iu dorëzua atij të hënën, nga kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në një akademi solemne me rastin e 102-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.
Lutfi Haziri, kryetar i Komunës së Gjilanit, ka thënë se kryeparlamentari i Shqipërisë, Ilir Meta nderohet me këtë çmim për kontributin e jashtëzakonshëm si kryeministër i Shqipërisë për strehimin e shqiptarëve nga Kosova dhe Gjilani, në veçanti, në kohën kur Kosova po përjetonte spastrim etnik në vitin 1998 si dhe për ndihmesën e dhënë në pavarësinë e Kosovës si dhe vizitën e tij për herë të parë në Gjilan. /2L ONLINE/