DYLON

Isufi: Lakmia personale e Mustafës e prishi Bllokun

Avatar photo Redaksia

Vazhdojnë edhe më tej akuzat e partnerëve të ish-koalicionit LAN në adresë të LDK-së dhe kreut të saj, Isa Mustafa, për prishjen e koalicionit që ishte rreshtuar kundër PDK-së.

Nënkryetari i AAK-së Ahmet Isufi, thotë se kreu i LDK-së më shumë sesa tradhtoi partnerët e tij, ai e tradhtoi elektoratin e kësaj partie të cilin e manipuloi për pesë muaj radhazi. Arritja e marrëveshjes mes PDK-së dhe LDK-së nuk po harrohet lehtë nga ish-partnerët e LDK-së në koalicionin paszgjedhor LAN. Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, thotë se kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka mundur që këtë veprim ta bëjë në fillim e jo të presë 5 muaj.

EkoHigjiena

“Lakmia personale për poste e ka bërë të vetën dhe konsideroj se në start është dashur të thotë se nuk heq dorë nga pozita e kryeministrit, pastaj për ta imponuar edhe në fund. Po ai e bëri të njëjtin veprim që e ka bërë edhe në partinë e vet në kohën kur është rrëzuar nga kreu i partisë, z.Sejdiu, i ka nxitë strukturat, pastaj e ka bërë edhe veprimin. E njëjta ka ndodhur edhe me koalicionin. I nxiti një herë strukturat në terren se gjoja nuk është qëndrim i tij dhe erdhi deri te këshilli drejtues, të cilin e thirri për ta bërë veprimin më të palogjikshëm të mundshëm”, ka theksuar Isufi.

Ai thotë se si partner të koalicionit nuk ndihen të tradhtuar nga veprimi i LDK-së, pasi që indikacionet e para për atë që ndodhi ishin shfaqur më herët.

“Befasia ka qenë se kur është bërë nënshkrimi për marrëveshje nuk janë pyetur strukturat dhe është konsideruar se është një vullnet i tyre edhe i partive të tjera politike, pyetja e strukturave tek 5 muaj pas tregon se cili ka qenë qëllimi i koalicionit të ri që e ka bërë me PDK. Konsideroj se ndihet i tradhtuar elektorati i LDK-së, i cili po reagon dhe i cili më së shumti do të pësojë në këtë periudhë, ku ende nuk janë definuar elementet dhe ashtu sikurse është një kurorëzim jo i zakonshëm ka me përfundu me një kurorëzim të zakonshëm”, ka shtuar Isufi.

Pas pesë muaj bashkëpunimi me LVV-në, AAK-në dhe NPK, Lidhja Demokratike e Kosovës më 19 nëntor vendosi që të lidhë koalicion me PDK-në për qeverisjen e vendit.

http://www.rtklive.com/?id=2&r=11200

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.