Kanë përfunduar ndeshjet e javës së 27-të në Ipko Superligën e Kosovës. Edhe kjo javë solli ndryshime dhe rezultate të pabesueshme.
Nga ndeshja në Podujevë mes Llapit dhe Gjilanit, fitore shënoi Llapi si vendas 2:1. Edhe pse shifrat u barazuan në 1:1 në pjesën e dytë, goli i Valmi Veliu të Llapit ne minuten e 76′ bëri që llapjanët të mos mbesin me vetëm një pikë nga ky takim.
Në anën tjetër, pretendenti për titull Feronikeli është befasuar në Ferizaj që po lufton për mbijetesë, duke u mposhtu 2:1.
Fitore të ngushtë ka shënuar pretendenti tjetër për titull, Prishtina duke e mposhtur Kek-un vetëm 1:0 në kryeqytet.