Statistika të jashtëzakonshme të Messit dhe Ronaldos, bashkë 1831 gola

Statistika të jashtëzakonshme të Messit dhe Ronaldos, bashkë 1831 gola

Ata kanë thyer rekorde të shumta gjatë karrierës dhe shifrat e tyre janë vërtetë magjike. Ronaldo dhe Messi janë dë shmuar për cilësitë e tyre të jashtezakonshme.

Messi dhe Ronaldo, së bashku, kanë kontribuar në shënimin e 1831 golave gjatë karrierës së deritanishme për skuadrat e tyre.

10-shi i Barcelonës, Lionel Messi, dhe 7-shi i Juventusit, Cristiano Ronaldo, e kanë fituar nga pesë herë “Topin e Artë” në 11 vitet e fundit.

Messi, me Barcelonën dhe Argjentinën, ka shënuar në total 660 gola dhe ka dhuruar 270 asiste. Kurse, Ronaldo, me Sporting Lisbonën, Manchester Unitedin, Portugalinë, Real Madridin dhe Juventusin, deri më tani ka shënuar 683 gola dhe ka dhuruar 218 asiste.

Ronaldo ka shënuar 598 me Sporting Lisbonen, Real Madridin, Manchester Unitedin dhe Juventusin, kurse Messi 595 me Barcelonën – pra që të dy janë afër të kapin shifrën e 600 golave – shifra vërtetë të çmendura që vërtetojnë madhështinë e tyre.

Nëse ia shtojmë këtu edhe ndeshjet me kombëtaret e tyre, Portugalinë dhe Argjentinën, ata sot kanë kaluar shifrën e 600 golave dhe po synojnë të arrijnë në 700 finalizime.

Messi, me Barcelonën dhe Argjentinën, ka shënuar në total 660 gola dhe ka dhuruar 270 asiste. Ndersa, Ronaldo, me Sporting Lisbonën, Manchester Unitedin, Portugalinë, Real Madridin dhe Juventusin, deri më tani ka shënuar 683 gola dhe ka dhuruar 218 asiste

KOMENTE