(2L ONLINE) – I stolisur me flamuj shtetëror dhe kombëtar Gjilani sot mirëpret Ilir Metën, kryetarin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.
Sipas agjendës së paraparë vizita e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë Ilir Meta në komunën e Gjilanit do të nis me pritjen nga Kryetari i komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, pastaj Meta do të ketë takim me përfaqësuesin e Lëvizjes “Vatra”.
Kreu i Kuvendit shqiptar do të ketë edhe një konferencë me gazetarë për të vizituar më pas Gjimnazin e ri “Zenel Hajdini”
Përndryshe, është paraparë që sot në Gjilan, në Teatrin e Qytetit të mbahet edhe një Akademi me rastin e 102 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. /2L ONLINE/