/2L ONLINE/ – Në kuadër të programit për mbështetjen e komunën në krijim të ambientit të mirë për zhvillim ekonomik lokal, por edhe për zhvillimin ekonomik në përgjithësi, sot në Gjilan ka qëndruar për një vizitë pune, zëvendësministrja e Zhvillimit Ekonomik, Besa Zogaj- Gashi, e cila ka dhënë mbështetje të fuqishme, ndërsa konkretisht është konfirmuar mbështetja që Gjilani të themeloj Ndërmarrjen Publike Lokale “Tregu”.
Në fjalën e tij kryetari Haziri, ka thënë se kanë marrë konfirmimin nga ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe nga kabineti qeveritar për themelimin e ndërmarrjes publike “Tregu”.
“Në emër të qytetarëve të Gjilanit, falënderoj zëvendësministren Zogaj-Gashi për konfirmimin dhe mbështetjen zyrtare për themelimin e Ndërmarrjen Publike Lokale “Tregu”, që do të menaxhoj me tregun e gjelbër, tregun e kafshëve, të veturave dhe të gjitha tregjet tjera në kuadër të komunës së Gjilanit. Kjo ndërmarrje sipas ligjit do të ketë strukturën organizative, buxhetin sipas ligjit dhe tashmë Gjilani i plotëson të gjitha kushtet, për qëndrueshmërinë e kësaj ndërmarrjeje. Gjithashtu, ne kemi biseduar edhe për ndërmarrjet tjera publike”, tha kryetari Haziri.
Haziri ka bërë të ditur poashtu se gjithçka është gati për të shpallur partneritetin publiko-privat edhe për transportin urban, për palestrën e sporteve, për stadiumin e qytetit, për pendën e Livoqit dhe shërbime të tjera që mund të organizohen për funksionimin më të mirë të shërbimeve për qytetarët e Gjilanit dhe kjo bëhet përmes bashkëpunimit investitorët.
Ndërsa, nga ana e saj, Besa Zogaj, zv.ministre, ka thënë se është një konfirmim zyrtar për ndërmarrjen “Tregu” për Gjilanin si dhe gatishmëria që të mbështesim Komunën edhe në projekte dhe programe të tjera me qëllim të investimeve dhe zhvillimit në përgjithësi, ku do të gjeneroheshin vende të reja pune.
“Komuna e Gjilanit ka përfituar përmes disa projekteve, dhe gjatë të ardhmes do të ketë edhe projekte të tjera siç është programi për angazhimin e punës online për gratë. Ky program mundëson femrës që varësisht nga angazhimi të lidhin kontrata edhe përtej Kosovës, duke kryer punë edhe për shtete të tjera në verzionin online dhe duke mos pasur fare nevojë të bëjnë udhëtime në shtetet tjera, por me angazhim ngë shtëpia ose nga një qendër e posaçme në nivelin lokal. Përparësitë e këtij programi janë njohuritë për teknologjinë dhe për gjuhën angleze e që pagesat shpeshherë arrijnë në shuma jashtzakonisht të mëdha. Përmes këtyre programeve në të njëjtën kohë arrihet edhe punësime më të mëdha të qytetarëve por edhe zhvillim ekonomik lokal”, ka thënë ajo, duke potencuar se efiçienca dhe programe të tilla janë gjithnjë të mbështetura për Gjilanin dhe Komunat tjera. /2L ONLINE/