Në kuadër të fazës përgatitore, Sc. Gjilani po zhvillon ndeshje miqësore dhe sfidën radhës do ta ketë ndaj skuadrës së Podujevës, Fc. Llapi.
Të dyja klubet kanë transferuar lojtarë të rinj në këtë afat kalimtar, prandaj ndeshjet e tilla kontrolluese janë të mirëseardhura për të testuar prurjet e reja.
“Këtë fundjavë Gjilani e pret në shtëpi skuadrën llapjane të KF Llapit. Ndeshja mes Gjilanit dhe Llapit zhvillohet ditën e shtune me fillim nga ora 17:00, në stadiumin “Agim Ramadani-Katana”, në Gjilan”, thuhet në njoftimin e skuadrës gjilanase.
Kujtojmë që Gjilani fazën e parë përgatitore e ka kryer në Mavrovë të Maqedonisë së Veriut, ku zhvilloi ndeshjen kontrolluese ndaj Dritës së Mavrovës.