Në prag të ndërrimit të motmoteve mrekullia e festave të fundvitit janë zbukurimet dhe dritat.
Si në shumë qytetet të botës, por edhe të Kosovës, zbukurimin e hapësirave publike në qendër të qytetit e ka bërë edhe Komuna e Gjilanit, respektivisht Drejtoria e Shërbimeve Publike.
Shumë qytetarë kanë ngelur të pakënaqur me ndriqimin e qytetit, sipas të cilëve Gjilani nuk është zbukuruar sa duhet dhe në krahasim me qytetet e tjera duket ‘i zbehtë’, shkruan 2LONLINE.com.
Por, fotografi gjilanas, Visar Beqiri është kujdesur që me syrin e aparatit të tij të sjell pamjet nga ky qytet, të cilat mund t’ua dëshmojnë të kundërtën.
Sheshi “Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha”, Gjilan, dhjetor 2019.