DYLON

Tri klubet kosovare me renditjen më të mirë në UEFA, shumë larg vendit të parë!

Tri klubet kosovare me renditjen më të mirë në UEFA, shumë larg vendit të parë!
Avatar photo Elife Sherifi

Shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA ka publikuar renditjen më të re të klubeve, pas mbylljes së sezonit 2019 në garat evropiane.

Klubi me renditjen më të mirë në UEFA nga Kosova është Prishtina, që ka marr pjesë tri vite radhazi në këto gara.

Kryeqytetasit ndodhen në pozitën 352 me koeficientin 1.75 pikë.

EkoHigjiena

Kampioni në fuqi, Feronikeli është në vendin 366 me 1.50 pikë. Pas saj vjen Drita, që renditet në pozitën 370 me 1.50 pikë.

Trepça ’89 është e 418-ta.