Xhudistit kosovar i duhet ta lërë garën, flet trajneri Driton Kuka

Xhudistit kosovar i duhet ta lërë garën, flet trajneri Driton Kuka

Xhudisti kosovar, Akil Gjakova ishte në rrugë të mirë për të fituar medaljen e bronztë në Masters Qingdao të Kinës, megjithatë ai nuk do të jetë në gjendje të luftojë pasi ka pësuar një lëndim.

Ai në luftë kundër Kampionit Botëror, Hashimoto ku pësoi një lëndim në bërryl,. Këtë e ka bërë të ditur vetë trajneri, Driton Kuka me një postim në llogarinë e tij në Facebook.

Ky është postimi i plotë:

“Akil Gjakova sot ishte ne rrugë drejt suksesit më të madh në karrierën e tij!

Ishte në ditën e tij perfekte duke mposhtur me Ippon Gjermanin Zing,Rusin Mogushkov mandej Kinezin Sayinjrigala për të ardhur më gjysmëfinale me Kampionin Botëror Hashimoto e kur ishte duke luftuar luftën shumë mirë gjatë një tentimi të Japonezit pësoj nje lëndim në brrylin e tij dhe u desh të ndërpresë meçin!

Fat i keq për Akilin,shpresoj që lëndimi do i kaloj shpejt!

Akili sdo mund të luftoj as për medalje të bronztë ku do duhej të ndeshej me Azerin Orujov!

Luftat e Akilit sot treguan potencialin e tij të vërtetë fitoret e tij ishin atraktive dhe jam i sigurtë që ai sot mos të ndalej nga lëndimi do stolisej me të artën.

Sidoqoftë Akili me këtë plasman do marr 648 Pikë Olimpike!” u shpreh Kuka.

KOMENTE