SC Gjilani assesi të gjejë rrugën e fitores. Për më keq, kjo skuadër edhe në ballafaqim me Suharekën mbeti pa pikë, duke bërë që nga këto katër xhiro t’i grumbullojë vetëm dy pikë, nga dy barazime, deri sa pësojë dy herë.
Në ballafaqim me Suharekën, Gjilani dy herë ishte në epërsi, por se, assesi ta mbronte epërsinë, pasi vendësit rikthyen rezultatin për ta përmbyllur takimin në favor të tyre (3:2).
Në fakt, Gjilanit iu vështirësua puna qysh nga minuta e 40 e takimit, pasi Shabani u ndëshkua dhe kështu gjilanasit mbetën me një lojtar më pak në fushë.
Gjithsesi, kjo nismë e kampionatit për ekipin që drejtohet nga Ardian Nuhiu, nuk është e pritura dhe mbetet reflektimi dhe gjetja e rrugës së duhur që Gjilani të regjistrojë rezultate, të grumbullojë edhe pikë, dhe ta ketë vendin meritor në tabelë, konformë cilësisë së ekipit që e ka.
Përndryshe, për Gjilanin shënuan Rrahmani e Jarovic, e për vendësit, Zeka, Stjepovic dhe Rexhaj.
Në javën e pestë të Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll, Gjilani si vendës do ta pret skuadrën e Feronikelit. /2LONLINE/