Gjilani do të takohet nesër me Lirinë në Gjilan në kuadër të javës së 32-të të Ipko Superligës së Kosovës në futboll.
Përderisa Liria është e parafundit me 28 pikë dhe duket se do të bie nga liga, Gjilani akoma po lufton për t’i ikur barazhit megjithëse gjasat janë shumë të mëdha që ai dhe Flamurtari të jenë në sfidë të ngushtë.
Gjilani gjendet në pozitën e 10-të me 35 pikë dhe sfida e së enjtes do të jetë jetike për të kuqtë nga Gjilani.
Edhe Flamurtari ka ndeshje të vështirë në Gjilan, por ndaj rivalit lokal të Gjilanit, Dritës, ku edhe ata do të udhëtojnë për tri pikë të rëndësishme.
Ndeshja do të zhvillohet në Stadiumin e Qytetit me fillim nga ora 16:00.