DYLON

Arijanet Muric nuk dëshiron të jetë portier rezervë!

Avatar photo Elife Sherifi

Portieri i Kosovës, Arijanet Muric sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Manchester City. Megjithatë ende nuk dihet se a do të huazohet apo do të shitet të ndonjë klub.

Babai i Aro Muric, Samir Muric ka thënë se klube të mëdha kanë bërë oferta për djalin e tij.

“Bravo është rikuperuar nga lëndimi dhe Aro Muric nuk dëshiron të jetë portier rezervë. Shumë skuadra të mëdha kanë shprehur interesim për të, megjithatë askush të City nuk dëshiron që Aro të largohet. Ai nuk e di ende se në cilin klub do të luaj, mund të jetë Anglia, Gjermania, Spanja apo Franca. Aktualisht Aro ka kontratë me Manchester Cityn” deklaroi Samir Muric.

EkoHigjiena

Aro Muric sivjet ka luajtur vetëm në Kupën e Ligës ndërsa në Premier Ligë ka qenë rezervist i brazilianit Ederson në 38 ndeshje.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.