Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19 në Gjilan, nën udhëheqjen e nënkryetarit, Arbër Ismajli, ka mbajtur takimin për vlerësimin e situatës për dy ditët e fundit.
Ismajli ka njoftuar se Gjilani aktualisht ka 514 raste aktive, derisa theksoi se 74 persona janë në hospitalizim, 60 prej të cilëve me oksigjeno-terapi.
Ai ka apeluar të gjithë qytetarët që t’i respektojnë masat kundër përhapjes së COVID-19.
Pasqyra e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë është si vijon: nga 19866 mostra, 6173 kanë rezultuar pozitivë, 5524 janë shëruar, 134 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 514 raste janë aktive, të hospitalizuar me COVID janë 74 persona, 61 prej të cilëve me oksigjeno-terapi dhe 135 mostra në pritje për rezultat. /2LONLINE.com/