Kamenicë: Shpërndahen 50 pako ushqimore për familjet në nevojë

Kamenicë: Shpërndahen 50 pako ushqimore për familjet në nevojë

Përfaqësuesi i “Euro Sky Investment”, Bader Muhamed Alajami, së bashku me organizatën “Qendresa Kosovare”, kanë dhuruar 50 pako ushqimore për Komunën e Kamenicës.

Zyrtarët nga Qendra për Punë Sociale këto pako i kanë shpërndarë tek familjet në nevojë.

I pari i Komunës së Kamenics, Qëndron Kastrati, ka falënderuar donatorët duke thënë se po na qëndrojnë afër për t’i mbështetur ata që kanë nevojë.

“Sot pranuam 50 pako ushqimore nga përfaqësuesi i Euro Sky Investment, Bader Muhamed Alajami, dhe organizata “Qendresa Kosovare”. Këto pako u janë shpërndarë familjeve me gjendje të rënduar ekonomike, duke ju dalë në ndihmë edhe gjatë muajit të Ramazanit. Faleminderit të gjithë donatorëve që vazhdimisht na qëndrojnë afër, për t’i mbështetur të gjithê ata që kanë nevojë, si dhe kolegët nga Qendra për Punë Sociale, për punën e palodhshme dhe angazhimin e vazhdueshëm”, ka thënë ai. /2LONLINE.com/

KOMENTE