/2L ONLINE/ – Në kuadër të javës së 9-të të Vala Super Ligës së Kosovës në futboll, skuadra gjilanase KF Gjilani ka pësuar humbje minimale. Ajo në udhëtim është mposhtur nga nikoqiri KF Liria me rezultat minimal 1 me 0. Golin e vetëm në ndeshje e shënoi, Visar Berisha nga pika e bardhë e penalltisë.
Ndryshe, gjilanasit ishin të pafat edhe sa i përket kartonëve, pasi dy lojtarë të saj u skuqën. Me karton të kuq u ndëshkuan Leutrim Bekteshi (ndërhyri në rastin e penalltisë) dhe në fund lojë, minutat shtesë, u skuq edhe Ylber Kastrati, duke bërë që KF Gjilani t’i ketë dy lojtarë më pak në fushë.
Përndryshe, tani KF Gjilani ka ngelur në 13 pikët e grumbulluara në pozitën e 6-të.Në xhiron e 10-të Gjilani pret Hajvalinë. /2L ONLINE/