Skuadra e Gjilanit ishte e pafat në ballafaqimin me Malishevën, pasi, kur u mendua se ndeshja po shkonte drejt fundit pa u prekur portat, pësoi gol në fund, më saktësisht në minutat shtesë (90’+4’), duke ngelur kështu pa pikë.
Ishte kjo ndeshje e javës së 15-të e Albi Mall Superligës së Kosovën në futboll, ku Gjilani përkundër, rasteve të shumta në pjesëlojën e dytë, në vend që të shënonte, u ndëshkua fare në fund, dhe humbi pikët.
Ishte Bunjaku i Malishevës që ndëshkoi skuadrën gjilanase dhe i dha skuadrës së tij tre pikë.
Skuadra e Gjilanit vazhdon të jetë në pozitën e gjashtë me 17 pikë, sa ka edhe Llapi (7) e Dukagjini (8), derisa i parafundit është Ferizaj me 16 pikë dhe e përmbyll tabelën, Feronikeli me 6 pikë.
Skuadra gjilanase i duhet të vazhdojë të kërkojë formulën e daljes nga një situatë e pafavorshme, ta kërkojë stabilitetin e skuadrës dhe lojën që do t’i sjellë pikë. /2LONLINE/