Ismael Dunga patai paraqitje fantastike në pjesën e dytë të kampionatit në Kategorinë Superiore dhe ka zgjuar interesim të madh te shumë klube në Shqipëri dhe Rajon.
Edhe klubi i Gjilanit është i interesuar për t’i siguruar shërbimet e tij.
Madje, bisedimet mes palëve kanë avancuar dhe tashmë pritet vetëm firma mbi kontratë e sulmuesit kenian për të provuar një aventurë të re duke qenë se projekti i Gjilanit është për të ndërtuar një skuadër me pretendime madhore.
Dunga është në listën e kërkesave të trajnerit vlonjat Gentjan Mezani, i cili duket se e ka hedhur ‘grepin’ në Kategorinë Superiore.