Kf.Gjilani ka triumfuar në ndeshjen e javës së dytë në Superligë, ndaj Kf.Ferizaj-it, në udhëtim. Gjilanasit ishin dukshëm më të mirë gjatë gjithë takimit, duke fituar ndeshjen me rezultat bindës 0:3.
Dy golat e parë të bukur u shënuan nga gjuajtja e lirë nga Fjoart Jonuzi dhe Gerhard Progni, teksa në fundin e ndeshjes realizoi edhe sulmuesi kroat Tomislav Busiç.
Në këtë xhiro ka befasuar edhe Kf. Ballkani, duke mposhtur kampionin në fuqi, Kf.Feronikeli, poashtu me rezultat bindës 3:1.
Dy gola për Ballkanin i shënoi Blendi Baftiu, një Bsnik Krasniqi nga penalltia, ndërsa golin e vetëm për Feronikelin e shënoi, Haxhi Neziraj.
Këto janë tri pikët e pata për Kf. Gjilanin me këtë fitore vendoset në pozitën e gjashtë.