Skuadra e futbollit SC Gjilani në takimin testues kundër skuadrës së Strugës, ka barazuar me rezultat 3 me 3, njofton klubi.
“Ishte ndeshje mjaft interesante e zhvilluar sot në Durrës, ku u shënuan plot 6 gola, me skuadrën tonë që kishte edhe disa mundësi të tjera shënimi”, thuhet në njoftimin e këtij klubi.
Golat për skuadrën e Gjilanit i realizuan, Bushiq në pjesën e parë (40′) dhe Progni me dopietë në pjesën e dytë të takimit (52′ dhe 90′).
Takimi u shfrytëzua në maksimum nga kryetrajneri Bylbyl Sokoli, i cili sot inkuadroi të gjithë futbollistët e tijë.
Futbollistët startues:
Terziu, Kastrati, Rapa, Dallku, Govori, Keita Aziz, Dautaj, Dubova, Çyrbja, Kelmendi, Bushiq.