DYLON

Futen në punë laparaskopët e dhuruar nga SHBA

Futen në punë laparaskopët e dhuruar nga SHBA
Avatar photo Redaksia

Klinika e Kirurgjisë Abdominale e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka kryer operacionet e para elektive, pas disa muajsh, për të shënuar kthimin e programit të rregullt operativ, i cili u pezullua për shkak të përkeqësimit të situatës me Pandeminë COVID-19.

Mjekët intervenuan tek pacientët duke përdorur aparaturën bashkëkohore të laparskopisë, e vënë në dispozicion të Kirurgjisë Abdominale nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, përmes Komandës Europiane të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në kuadër të Programit për Asistencë Humanitare, e cila i ka dhuruar 2 laparaskopë me pajisje përcjellëse QKUK-së fundvitin e kaluar.

Laparaskopët i përkasin teknologjisë së fundit dhe Kosova është i vendi i vetëm në Ballkan që ka këtë aparaturë. /2LONLINE.com/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.